Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët se të gjithë ata të cilët i kanë pasur terminët për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, atë do ta marrin një ditë më vonë, me datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.
“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Në të njëjtën kohë, MSh u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të terminëve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.