Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas të dhënave të fundit të IKShPk-së, nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe pesë raste të vdekjes.
\RTV-Okarina\