Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se është duke vazhduar vaksinimi mobil në komunat e Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për t’u vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.
“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarve në terren afër 900 qytetarë. Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor”.
“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\