Prishtina Weather ka publikuar motin për sot dhe ditët e ardhshme.
Sot në mëngjes sipas këtij parashikimi, do të ketë mjegull, ndërsa ditën do të jetë ngrohtë.
26.02 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën ngrohtë, me kthjellime dhe diell.
27.02 – Pas mëngjesit me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vransirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.
28.02 – Më ftohtë, pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu, e në vise më të larta malore reshje të pakta bore.
Temperaturat mbeten të larta deri në fundjavë, e nga dita e diel pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 2C, e ditën e hënë zbresin edhe në -2C, e maksimalet luhaten nga 16C deri 18C, e prej ditës së diel zbresin në 8C dhe 7C.
Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë 1-4m/s, e në fundjavë mesatare nga verilindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale dhe do të luhatet mbi ato vlera.