Moti sot në Kosovë

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka raportuar se vendi ynë do të preket nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, e ku do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s/

Situatë e cila do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shijut dhe borës.

Vlerat minimale të temperaturave do të jenë ndërmjet -1 deri 1 grade Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do jenë mes 2-3 gradë Celsius.

Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2-3 gradë më të ulëta ku edhe do të ketë reshje të dëndura të borës.

Lexoni raportin e plotë:

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës. Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta ,se sa në vise të ulëta dhe mesatare. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndi.it me shpejtësi 1-7m/s.