Moti sot dhe nesër

 

 

Sot dhe nesër është parashikuar një ndryshim i motit. Ky ndryshim do të vijë si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë.

Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell.

 

Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie.

 

 

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

\RTV-Okarina\