Moti sot, borë dhe ftohtë

 

Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës më 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk është për t’u habitur sepse sipas statistikave në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill.

Intensiteti i borës që po bie do të dobësohet nga e marta.

 

 

IHK njofton se ky mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri të enjten, ndërsa tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.