Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura tipike pranverore, ndërkaq nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellë me vranësira të dendura, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.