Edhe sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-36 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IKSHPK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00).
Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
\RTV-Okarina\