Moti për sot dhe dy ditët në vijim, nuk priten reshje të shiut

 

Nga e mërkura mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell, e jo aq nxehtë. Temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

21.07 – Kryesisht me diell.
22.07 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.
23.07 – Mëngjesi i freskët. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës shënojnë një rënie nga 15C e 17C sa do të jenë ditëve të para, në 12C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 24C deri në 27C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.
\RTV-Okarina\