Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.
Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s