Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka thënë se javët e ardhshme do t’i realizojë tri udhëtime për në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij dhe në mënyrë që të zhvillojë hetime për rastin.
Von Bone tha se planifikon që vizitën e parë në Kosovë ta bëjë të mërkurën, ndërsa dy të tjera në korrik dhe gusht. Por Prokuroria ka thënë se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ta dhe trupi gjykues.
“Udhetimi im do të jetë të mërkurën. Do të qëndrojë 8-9 dite. Udhetimi i dytë në korrik. Udhëtimi i fundit është parashikuar në javën e parë të gushtit”, tha avokati holandez.
Në anën tjetër, një prokuror nga ZPS-ja tha se “Prokuroria kërkon që vizitat të bëhet mbasi që të jenë parashtruar argumentet nga Prokuroria dhe trupi gjykues”.
Në kundërpërgjigjje, Von Bone tha se kjo vizitë duhet të bëhet para se të dëgjohen dëshmitarët.
“Mendoj se duhet të bëhet vizita para dëgjimit të dëshmitarëve dhe ne i qëndrojmë kësaj pikëpamje”, tha ai.
\RTV-Okarina\