Instituti Kombëtar i Shënetësisë Publike me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se disa qytetarë për shkak të kontaminimit të ushqimit kanë përfunduar në spital, por falë përkujdesjes së mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
IKSHPK iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në konsumimin e ushqimit.
Në njoftim thuhet se qytetarët duhet të kenë kujdes se ku hanë ushqim.
“Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.
“MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!”.
Instituti Kombëtar i fton qytetarët që t’i shmangin ushqimet si : mishi i papërpunuar teknikisht, vezët, majoneza, soset e ndryshme.
“Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi, Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme”.