Molliqaj shfqet mjaft i ashpër ndaj Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi

 

“Opozita nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë t’i bëhet bashkë Kurtit në këtë dialog autonomist. Në këtë defunksionalizim që do t’ia bëjë Kosovës. Duhet rezistencë, nëse Qeveria e shtrinë qafën. Nëse kjo na qenka “Republika e Tretë”, atëherë, jo, faleminderit! Republika e Tretë qenka tretje e Republikës”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është shfaqur i ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij karshi dialogut Kosovë Serbi, referuar një dokumenti të rrjedhur në media rreth kufijve mes Kosovës e Serbisë.

”SHKON GRENELLI, VJEN BORELLI”, kështu nis Molliqaj reagimin e tij, lidhur me këto zhvillime.

”Përmbajtja e dialogut duket se ka rrjedhur. Nëpër medie po raportohet, ajo që dihej në vija të trasha. Linja e Borellit në negociatat Kosovë-Serbi është linja e autonomisë së Serbisë brenda Kosovës. Është linja e mosnjohjes së Kosovës dhe defunksionalizimit të shtetit tonë. Është linjë e etnizimit të shoqërisë dhe përjetësimit të konfliktit. Është linjë që duhet refuzuar e bllokuar. Me çdo kusht dhe sa më shpejt.”

 

  1. Nuk ka reciprocitet;
  2. Nuk ka njohje nga Serbia;
  3. Veriu – njësi autonome;
  4. Veriu autonom, me pushtet legjislativ e ekzekutiv. Me kuvend të vetin e me përfshirje të Serbisë në qeverisjen e kësaj zone;
  5. Komunat serbe të jugut me asociacion që i ndanë nga qytetarët e tjerë të Kosovës;
  6. Kisha Ortodokse me status të veçantë kushtetues, jashtë sovraniteti të Republikës tonë;
  7. Ndryshim i kushtetutës, për ta përshtatur me këtë marrëveshje të dëmshme;
  8. Mitrovica zonë e veçantë ekonomike;
  9. Demarkacioni me Serbinë;
  10. Moratorium në raport me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Këto janë pikat që po i përgatiten Kosovës nga procesi i ri dialogut. Ky dialog duhet të bllokohet. Kurti sot e ka momentin të vendosë reciprocitet, kushte, e çkado… veç t’mos e lejojë të vijë në shprehje një linjë e tillë në dialog. E nëse futet në këtë proces, atëherë rezultati janë këto 10 pika.

\RTV-Okarina\