Mjeshtri i madh i fotografisë që po promovon bujqësinë

Fotografi i mirënjohur, Sefer Aliqkaj ka zgjedhur një formë interesante dhe inovative të kontributit për vendin. Ai ka nisur një fushatë për promovimin e kulturave bujqësore dhe fermerëve të Komunës së Skenderajt përmes realizimit të fotografive të ndryshme e të cilat i bënë më mirë së kushdo tjetër, shkruan RTV Okarina.
Ai tërë këtë promovim po e bënë nga vullneti i tij i madh për t’i kontribuar vendit dhe pa asnjë kompensim.
Kujtojmë që për këtë projekt dhe projekte tjera fotografi i njohur Aliqkaj që nga ardhja në udhëheqje të Skenderajt të udhëheqjes së re nuk ka marrë asnjë përkrahje siç kishte marrë në kohën e qeverisjes Jashari.
Aliqkaj vizitën e fundit e kishte bërë tek fermeri Valmir Ahmeti nga fshati Radishevë për të cilin ka realizuar disa fotografi dhe ka shkruar:
“Edhe sot vazhdova me promovimin e bujqësisë ksaj radhe kisha nderin dhe knaqësin të vizitoja fshatin Radishevë dhe bletarin Valmir Ahmetin!
Valmiri me bletarinë dhe dashurinë ndaj Bletës e filloi krejt rastësisht nga një Bletë zgure ose Lisi e gjendur diku në malet e fshatit ku nga ai moment filloj rrugëtimim e tij si bletarë nderisa Valmiri sot ka një park me numër të konsiderushëm Bletēsh
Puna e tij e pa lodhshme e bën këtë bletarë të ri që të këtë edhe kërkesa të shumta për mjaltin cilësor qe e ofron kullota dhe natyra e fshatit Radishevë dhe kjo tregon me se miri sepse bletet nuk i janë dëmtuar asnjëhere sepse vete bukuria pastërtia dhe natyra e fshatit sjellë rendimentin dhe cilësinë Mjaltit
Suksese Valmir 👏🐝🍯” / RTV Okarina/