Mjeku shqiptar pas vaksinimit infektohet me koronavirus

Mjeku i Spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirusin.

Albeu.com mëson se ai u konfirmua dje si bartës i koronavirusit.

Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi, ndërsa mjeku vetë shprehet se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

Për të hequr çdo dyshim, pritet të bëhet një tjetër test pas 72-orësh.