Mjeku shqiptar në Itali: Varianti Omicron shtoi rastet por jo shtrimet në spitale, të rrezikuar të rinjtë

Mjeku shqiptar në Itali: Varianti Omicron shtoi rastet por jo shtrimet në spitale, të rrezikuar të rinjtë          Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci ka folur në lidhje me ndikimin e variantit Omicron dhe masave të reja që ka marrë shteti fqinj. Troci deklaroi se edhe pse mbi 50% e rasteve janë të prekur nga Omicron nuk ka shtim të rasteve në spital.

“Bëhet një lloj bilanci. Në Itali Omicron është me 50-60 % të rasteve. Por kjo nuk ka sjellë shtim të rasteve në spital. Ka një infektueshmëri të tmerrshme Omicron sepse e shikojmë që në dy tre javë po rritet. Këto rritje rastesh janë nga varianti Omicron që do të bëhet shumë shpejt dominant. Ky variant për momentin ka një nivel përkeqësimi klinik më të ulët se Delta”, tha Troci.

Ai u shpreh se virusi po synon ato grupmosha që nuk janë të vaksinuara duke sjellë të shtim të rasteve në grupmoshën nga 5-12 vjeç.

“Kemi dhe një ndryshim në krahasim me platenë e pacientëve që janë infektuar. Është një vit nga fushata e vaksinimit dhe kjo ka bërë që të jetë ndryshe situata në këto momente. Nuk jemi akoma në tension apo presion spitalor.

Tani në Itali ka disa rregulla të reja. Në transport publik është i detyrueshëm vendosja e maskës. Edhe në ambiente të mbyllura. Ka dhe raste të pacientëve me tre doza që kanë dalë pozitivë por me një klinikë ose të lehtë ose gati asimptomatike. Virusi po kërkon atë plate që nuk është e vaksinuar. Kemi pasur rritje në grupmoshën nga 5-12 vjeç. Aty ku gjen terren virusi po tenton të futet”, deklaroi ai. /abcnews