Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.
Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, ka treguar arsyen e mosaterimit të tyre.
“Kemi disa vonesa të vogla për shkak të mjegullës, por pritet që shumë shpejt të arrihet dukshmëria e duhur për aterim”, tha Valentinma Gara.
Mengjesi i sotëm në Kosovë ishte me mjegull, ndërsa Sllatina vendi ku ndodhet ANP “Adem Jashari” në këtë kohë zakonsiht ka mejgull të dendeur./rtvokarina/