Mitrovicë: “Kodra e Cërrnushës” do kthehet në bazë ushtarake të FSK-së

 

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka marrë vendim që një prej kodrave më të larta në Mitrovicë, ‘Kodra e Cërrnushës’, e cila ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon do t’i  jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

Kuvendi komunal ka marr vendim që tu jepen pesë parcela në të cilat do të ndërtohen objekte për regjimentin e tretë të FSK-së, për ndërtimin e një baze të përhershme të FSK-së.

 

 

Kodra e Cërrnushës është  e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.

\RTV-Okarina\