Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicës, pasi i njëjti është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç.
Policia e ka klasifikuar rastin si dhunim, megjithatë viktima, sipas Policisë ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.
“Mitrovicë 26.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, thekson raporti i policis.