Mitrovicasi detyrohet ta blejë 20€ një medikament në Velipojë, ndërsa shteti e jep falas

 

Një qytetar nga Mitrovica, kishte vendosur që pushimet verore t’i kalojë në bregdetin e Velipojës, mirëpo ai duket të jetë dëshpëruar shumë.

Mitrovicasi ka treguar se vajza e tij duke ecur për në plazh kishte shkelur në një gozhdë, me ç’rast kishte lënduar edhe këmbën.

 

 

Pas vizitës që i kishin bërë mjekut, ata ishin udhëzuar ta marrin një medikament në një barnatore, sepse kishin mungesë të ineksionit.

Këtë ilaç, qytetari nga Mitrovica e kishte paguar 2500 lekë, rreth 20 euro, sipas tij çmim teper i lartë. Por çudia qëndron se mbi paketimin e këtij medikamneti shkruante se nuk ishte për shitje.

Në foto shihet se ky ilaç është i destinuar për shërbim spitalor dhe ndalohet shitja.

 

\RTV-Okarina\