Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2020 është votuar me shumicë votash nga të gjithë anëtarët e Komisionit për Buxhet.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka prezantuar para Komisionit shpenzimet e Kuvendit.Krasniqi ka thënë se në total buxheti i Kuvendit të Kosovës ka qenë 8 milionë e 651 mijë euro, por që si shkak i pandemisë nuk ka mund të shpenzohet i tëri.
Krasniqi tha se kanë bërë kërkesë që buxheti i mbetur të bartet në buxhetin e këtij viti.
“Në miratimin e parë të buxhetit të Kosovës, buxheti i Kuvendit ka qenë 10 milionë euro por si shkak i shkurtimeve buxhetore në fund kanë mbetur rreth 8 milionë euro si shkak i pandemisë nuk kemi mundur ta shpenzojmë të tërin si në rastin e shpenzimeve kapitale”, tha Krasniqi.