Minxhozi dhe Caka-Nimani dakordohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve

 

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi u prit në takim përgjatë ditës së premte nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani.

 

 

Bashkëbiseduesit i vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe konfirmuan gatishmërinë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

 

\RTV-Okarina\