Ministrja Haxhiu i bashkohet protestës së thirrur për sot, kërkohet drejtësi për 18 vjeçaren

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës të thirrur për sot ku kërkohet drejtësi për 18 vjecaren e cila u dorëzua pa shenja jete nga dy persona në Spitalin e Ferizajt dhe më pas u larguan. Njëri nga ta është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet ende në arrati.

Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës. Haxhiu thotë se do t’i bashkohet kësaj proteste.

 

 

“Unë do t’i bashkohem protestës së neserme “Drejtësi për gratë e vrara” e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj!”, ka thënë ajo.

“Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore!”, shtoi Haxhiu.

 

\RTV-Okarina\