Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është bërë nënë për herë të tretë.
Familja e tyre u bekua me ardhjen në jetë të një vajze.
Mësohet se ministrja e ka pagëzuar vajzën me emrin Andrra.
Kujtojmë që dje ministrja mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u fol për 100 ditëshin e Qeverisjes.