Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër ministren Nagavci dhe stafin e saj në lidhje me ‘paditurinë’ e tyre për njoftimin për aprovim në heshtje të një kërkese të tij nga MASHT-i.
Berisha ka treguar se si për 45 ditë nuk është dorëzuar asnjë shkresë, kësisoj kërkesa është aprovuar në heshtje, duke shënuar datën 31.09.2022 e cila nuk ekziston në kalendar.
Ai ka thënë se Arbërie Nagavci dhe stafi i saj nuk e dinë se ajo mund të “nxjerrë vendime” e t’i nënshkruaj kur të dojë, por afatet fillojnë të rrjedhin diten që ai vendim i dorëzohet palës.
“Dorëheqja nuk mjafton!” – ka thënë Berisha mes tjerash.