Patriarku Porfirije do të qëndrojë sot në Kosovë për shkak të festës së “ Vidovdanit”.
Ai sot ka mbajtur liturgji në Manastirin e Graçanicës, gjersa do të qëndrojë edhe në Gazimestan.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” ka njoftuar se i është aprovuar leja e qëndrimit në Kosovë, patriarkut Profirije, për ditën e sotme.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka aprovuar kërkesën e patriarkut serb për të vizituar Kosovën më datë 28 qershor 2021”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Ai sot në Graçanicë ka thënë se “Kur vijmë në këtë tokë të shenjtë, e dimë që jemi kthyer në shtëpinë e baballarëve tanë.”
Çdo herë, jam i sigurt, kur të vijmë në këtë tokë të shenjtë, ne e dimë thellë se jemi kthyer në shtëpinë e baballarëve tanë, tha Patriarku Porfiri sot, pas liturgjisë në Graçanicë, me rastin e Vidovdanit
Patriarku serb sot do të kthehet në Serbi.
Serbët në mënyrë të organizuar për çdo vit ia mësyjnë Kosovës për të festuar “Vidovdanin” apo siç e proklamojnë ndryshe si “Beteja e Kosovës”.