Ministria e Finanacave me njoftim pas sulmit kibernetik

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se shërbimi online për shtypjen e tatimit në pronë u tentua të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar.

Hakerët deri tani kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil, por se sipas kësaj ministrie nuk është cenuar integriteti dhe siguria e Sistemit Informativ.


 Njoftimi i plotë:

Njoftim në lidhje me sulmin në Sistemin e Tatimit në Pronë

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.
Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.
Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.