Ministria e Bujqësisë ka mungesë stafi shkaku i arrestimeve për subvencione

Ai thotë kjo është punë e institucioneve të drejtësisë, por që thotë se arrestimet e fundit kanë pasur ndikim parandalimin e abuzimit financiar që ka ndodhur qe një kohë të gjatënë këtë ministri.

Tutje, ministri Peci tha se po përballen me mungesë të stafit sepse një numër i madh i atyre zyrtarëve janë në arrest shtëpiak ose janë duke u përballur me kallëzime penale.

“Se a do të ketë aksione të tjera ju takon organeve të rendit të ndjekjes që të prononcohen. Nuk është pjesë e obligimeve të mija. Ndërsa pjesa e ndikimit pashmangshëm që ka pasur ndikim dhe ka të bëjë me  parandalimin, abuzimet financiare për një periudhë të gjatë kohore që kanë ekzistuar në këtë institucion”.

“Mirëpo fatkeqësisht është edhe kjo pjesa tjetër që ne po përballemi me vështirësi, mungesë të stafit për shkak se është një numër i madh i atyre zyrtarëve që janë qoftë në arrest shtëpiak ose janë duke u përballur me kallëzime penale për pretendimin e prokurorisë për marrjen dhe dhënien e ryshfetit”.

Sipas tij, sfidat më të mëdha kanë qenë borxhet e shumta, kërkesat e vazhdueshme të fermerëve dhe impakti që ka pasur pandemia.Ai tha se kanë bërë shumë punë duke filluar nga shlyerja e borxheve dhe avancimi i legjislacionit, raporton EO.

“Borxhet e shumta, mungesa e stafit, kërkesat e vazhdueshme të fermerëve, impakti që ka pasur pandemia. Të gjitha këto kanë qenë sfida shumë të larta përveç që kemi arritur të shlyejmë borxhet dhe kjo nuk ish arritur pa përkrahjen e qeverisë në këtë rast kryeministrit Kurti dhe ministrit të financave. Ne kemi arritur që ti shlyejmë borxhet dhe të ndajmë mjete shtesë dhe të implementojmë programin”.

“Kështu që kemi bërë shumë punë njëkohësisht prej atyre që kanë qenë më urgjente dhe që nënkupton shlyerjen e borxheve , kemi avancuar legjislacionin dhe kemi hartuar koncept dokumente të reja dhe për herë të parë ministria hynë në vitin 2022 me strategji për bujqësi dhe zhvillim rural”.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona të dyshuar për dallavere me subvencionet në bujqësi.

Kurse në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.raporton rtvokarina.