Ministri Peleshi: Falenderime për mbështetjen e trupave nga Kosova, Ministri Mehaj një shqiptar me vepra

 

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet aktualisht në Kalimash, ka publikuar disa pamje të marra nga ajri që tregojnë situatën aktuale të vatrës.

Në një postim në Facebook, Niko Peleshi thotë se neutralizimi i flakëve është një punë heorike e Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Po ashtu, ai shpreh mirënjohje edhe për mbështjen e dhënë nga trupat e Kosovës. Peleshi nuk kursen falënderime edhe për homologun e tij kosovar Armend Mehaj, të cilit i referohet si një shqiptar me vepra.

 

Postimi i plotë:

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakeve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Mirënjohje 

Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra. Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.

 

\RTV-Okarina\