Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka publikuar një video-mesazh me rastin e festave të fundvitit ku ka uruar të festohet me kujdes.
“Edhe këtë vit festat vazhdojnë të jenë pak më ndryshe se vitet tjera sepse pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar”, thotë Latifi.
“Por tash ne kemi në duart tona forcën dhe mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga COVID-19, vaksinimin”.
Latifi theksoi se tashmë ekzistojnë mundësitë ideale për vaksinimi duke nisur nga aeroporti i Prishtinës dhe pikat kufitare e deri në qendrat e vaksinimit në secilën komunë kosovare.
“Tani keni mundësinë të vaksinoheni me dozën e dytë dhe të tretë në aeroportin e Prishtinës dhe në të gjitha pikat kufitare, si dhe në qendrat e vaksinimit në secilën komunë në tërë Kosovën”.