Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qenë pjesëmarrën në mbledhjen e parë të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Pas takimit, ministri Krasniqi ka premtuar ndihmë për të gjitha komunat në përballjen me pandeminë.
“Sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë në koordinim të plotë dhe të vazhdueshem me Komunat për t’i ndihmuar në përballjen me pandeminë COVID-19″ shkruan Krasniqi në njoftim.
\RTV-Okarina\