Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio sot viziton Kosovën.
Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.
Kjo është agjenda e MPJD-së:
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.
Sot ministri i Jashtëm italian do të mbajë fjalim Agjenda e plotë e Konjufcës:
Agjenda e kryeparlamentarit Konjufca për datën 22 qershor 2021 / Seancë e veçantë e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio
Koha: 16:55
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit
Seancë e veçantë e Kuvendit
Rendi i ditës
Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Koha: 17:30
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.in e Kosovës.
\RTV-Okarina\