Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka reaguar për aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë në Kroaci që mori jetën e 10 personave të dielën.
Maas ka thënë se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.
“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe sigurinë e trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman”, ka shkruar Maas.
/RTV-Okarina