Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për reduktimet e shpeshta të rrymës, derisa ka thënë se do të duhej që të gjithë të dalim në ballkon me tenxhere në duar në përkrahje të qeverisë, dhe ndryshimit të madh që po e përjetojmë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur ndaljen e pagave për grevistët nga ana e ministrit Murati, të cilat ka thënë se ai do të duhej transferuar te ministrja Rizvanolli dhe me ato para t’i paguhet në kompensim rryma në veri.
“Poshtë Rrahman Jashari”, ka shkruar me ironi Miftaraj.
Postimi i tij i plotë:
Nga nesër do të ishte e rrugës të dalim në ballkon me tenxhere në duar në përkrahje të qeverisë, dhe ndryshimit të madh që po e përjetojmë.
Në anën tjetër, ministri parimor i Financave do ishte e rrugës që pjesën e pagës që ua ka ndalë grevistëve, ta transferojë tek ministrja Rizvanolli dhe ato mjete të ndahen për kompensimin e rrymës në pjesën veriore të Kosovës.