Mimoza Kusari kërkon falje për shprehjen “si gratë e këqija”

 

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar falje për shprehjen “si gratë e këqija” që kishte përdorur ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti.

Kusari-Lila ka shkruar në Facebook se ka gabuar që ka përdorur këtë shprehje dhe kërkon falje.

“Ditë më pare u bë lajm në një nga mediumet Kosovare shprehja ime e përdorur gjatë emisionit “DPT te Fidani” lidhur me sjelljen e Avdullah Hotit kur lëshon fjalë anash dhe del nga salla për të mos dëgjuar kritikat ndaj tij”, tha ajo.

Unë këtë sjellje e karakterizova me shprehjen pezhorative “Gra të kqija”, shprehje kjo e mbetur fatkeqësisht pjesë e fjalorit tim si skelet i një mentaliteti që paragjykon dhe atribuon ligësinë dhe fjalët anash vetëm grave. Unë mbetem e bindur se sjellja e Avdullah Hotit i cili ofendon deputetët pa mikrofon dhe lëshon fjalë anash është sjellje e ligë dhe as për së afërmi nuk i shkon një posti që ai pretendoi ta mbajë. Se që kam gabuar që e kam përdor pa vetëdije dhe pa qëllim për të rënduar gratë e pranoj dhe kërkoj falje”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157325175890916

Kusari-Lila kishte thënë në “DPT te Fidani” se Kryeministri Hoti ka lëshuar në Kuvend fjalë “si gratë e këqija”.   /RTV-OKARINA