Milan fiton dhe merr kreun në Serie A

Milan ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Sampdorias në “San Siro” me rezultat 1-0.

Kuqezinjët nuk shkëlqyen, por objektivin për të marrë tre pikët e realizuan falë golit të Rafael Leaos, i cili realizoi në minutën 8′ pas asistimit të portierit Mike Maignan.

Një pjesë e parë me pak raste dhe emocione, por në pjesën e dytë “Rossonerët” sulmuan më shumë, por disa pritje bravoroze nga portieri i Sampdorias, Wladimiro Falcone bën që rezultati të mbetej minimal.

Pas kësaj fitoreje milanistët ngjiten të vetëm në krye të tabelës me 55 pikë në 25 ndeshje, një pikë më shumë se rivali i qytetit, Inter, të cilët kanë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse Samdoria gjendet e 16-ta në tabelë me 23 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje.

Xhiron e ardhshme Milan udhëton te Salernitana, kurse Samdoria pret Empolin.

\RTV-Okarina\