Mijëra euro ndahen për uniformat e punonjësve të Doganës së Kosovës

 

Dogana e Kosovës ka kërkuar të furnizojë me uniforma punonjësit e saj.

Sipas njoftimit për kontratë, këtë herë kërkohet furnizimi me xhemperë, pantollona, jelekë, xhaketa, të gjitha këto për sezone pranverore dhe dimërore.

Për këtë tender, janë ndarë hiç më pak se 509 093 euro.

 

 

“Lënda e kontratës është furnizimi me uniformë për personelin e Doganës së Kosovës, sipas artikujve të identifikuara në specifikimin teknik të dosjes se këtij tenderi (për me gjerë referoju Aneksit 1 të dosjes se këtij tenderi)”, thuhet në përshkrimin e lëndës së kontratës.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 36 muaj.

 

 

Po në këtë njoftim saktësohen sasia dhe fushëveprimi i përgjithshëm.

“Xhemper për meshkuj, copë 906 – Xhemper për femra, copë 260 – Pantallona pranvere vere për meshkuj, Palë 1359 – Pantallona vjeshte dimër për meshkuj, Palë 1359 – Pantallona pranvere vere për femra, Palë 260 – Pantallona vjeshte dimër për femra, Palë 390 – Funde për femra, copë 130 – Jelek për femra, copë 130 – Xhaketa vere për meshkuj, Copë 906 – Xhaketa vere për femra, Copë 260 – Xhaketa dimri për meshkuj, Copë 906; dhe – Xhaketa dimri për femra, Copë 260”

\RTV-Okarina\