Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, pretendon se shteti është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, ngaqë sipas tij kanë dështuar të ofrojnë siguri për 68 ditë sa kishte qëndruar brenda qëndres për Paraburgim në Prizren.
“Ne në rastin Dehari, si IKD kemi dalur me reagim publik dhe kemi bërë analiza ligjore, dhe kemi thënë se shteti e ka privuar nga jeta z. Dehari, sepse duhet ta kuptojmë, shteti në momentin kur e ka një person në paraburgim, duhet të sigurojë mirëqenien e tij, duhet ta ketë sigurinë edhe brenda 4 murët e burgut, ne e kuptojmë se rastet e tilla mund të ndodhin në gjithë botën, por përgjegjësia është e shtetit, nga momentik kur është në paraburgim ose në burgim hynë në mbrojtje të shteti që fatkeqësisht nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë dhe pastaj komunikimi me publikun ka qenë nën standartet minimale që i kërkon një shtet ligjor. Ne si IKD kemi ngritur dyshime, sepse z. Dehari i cili ka qëndruar disa muaj në paraburgim, nuk është marrur në pyetje fare nga Prokuroria dhe në momentin kur një personi i caktohet masa e paraburgimit dhe prokurori thjeshtë flen dhe nuk e merr në pyetje për ti sqaruar gjërat, atëherë këto janë shkelje procedural ose shkelje që në një far mënyre i kufizojnë të drejtat dhe liritë e njëriut për një proces gjyqësor të drejtë, në një proces ku shteti duhet të sigurohet që të respektojë të drejtat e të panderhurit, kështu që nëse i përmbledhim të gjitha këto mund të themi se ka pasur neglizhencë, por që nuk e paragjykojmë në asnjë rast se ka qenë vrasje ose vetëvrasje, pa i pasur të gjitha provat që në këtë fazë i ka vetëm prokuroria”, tha Miftaraj për Expose.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë kanë dështuar të komunikojnë në mënyrën e duhur me publikun, lidhur me rastin Dehari, çka kanë shtuar shumë dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.
“Edhe ky rast si shumë raste tjera që janë më të ndërlikuara, më komplekse, fatkeqësisht prokurori i shtetit por edhe me agjencitë tjera që e zbatojnë ligjin, nuk kanë qenë në gjendje që ta komunikojnë me publikun mënyrën me profesionale të mundshme. Në vet fakti që, nëse kthehemi pas në kohën e vdekjes së z. Dehari, kemi pasur një komunikim të ndryshëm, qoftë të shërbimit korrektues, qoftë të prokurorisë, qoftë të policisët, të cilat ngriten shumë dyshime në publik, ngriten dyshime me të drejtë edhe tek familja, por edhe tek aktivistët e LVV për mënyrën se si ka vdekur z. Dehari, pas kësaj, për shkak të menaxhimit jo të mirë u ngriten shumë mëdyshje, të cilat në vend që me kalimn e kohës të zbardheshin gjërat, ato shkonin duke u mjegulluar. Tani me ekspertizën fundi që erdhi nga institute në Zvicër, besoj që Prokurori i Shtetit do duhej ta bënte analizën deri në fund, të analizonte rastin në detaje për të vlerësuar lidhur me vendimet apo veprimet që do ti ndërmarr, sidoqoftë këto vendime është shumë e rëndësishme, çdo vendim që mirret nga ana e Prokurorisë të jetë mirë i analizuar, dhe mirë i arsyetuar që pas çfarë do vendimi që merr të fitojë besimin e publikut se vendimi është i pavarur është i drejtë dhe i mbështetur në dëshmi dhe jo tjetër”, u shpreh ai.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: