Microsoft ka lansuar “versionin paraprak” të mbështetjes së aplikacioneve të tij Android në Windows 11.
Sipas “The Verge“, përvoja e instalimit të aplikacioneve është shumë e thjeshtë.
Microsoft ka bashkëpunuar me Amazon, kështu që Microsoft Store do të listojë aplikacionet, por do t’ju dërgojë në aplikacionin e Appstore të Amazon për t’i instaluar ato si dhe për t’i përditësuar.
Kjo gjithashtu ndihmon në instalimin e një nënsistemi Windows për Android, që është teknologjia thelbësore që fuqizon aplikacionet Android që ekzekutohen në Windows 11.
Aplikacionet ekzekutohen në një mënyrë efektive në një makinë virtuale, të përfshira në botën e tyre, por në gjendje të qëndrojnë krah për krah me aplikacionet e tjera të Windows.
Ju mund t’i aktivizoni aplikacionet Android në menynë “Start” ose shiritin e detyrave dhe të përdorni veçoritë e dritareve dhe funksioneve të shumëfishta të Windows 11, ashtu si një aplikacion i zakonshëm desktop.
\RTV-Okarina\