Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhes, nën udhëheqjen e kryetarit Agim Ademi, ku mes tjerash u diskutua dhe për përzgjedhësin e Kosovës U21, ku u morr vendim që të mos i vazhdohet kontrata Michael Nees dhe bashkēpuntorve të tij.
Madje, gjermani nuk do të jetë mē as drejtor teknik, pozit që e mbajti deri sot.
“KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21. Duhet theksuar se z. Ness edhe kontrata si drejtor teknik i ka skaduar afati”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nuk ia ka vazhduar kontratën e përzgjedhëses së femrave të përfaqësueses A, Afërdita Fazlija dhe stafit të saj.
Fazlija ishte që një kohë të gjatë në këtë detyrë.
“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
\RTV-Okarina\