Meta takon Santos: Të liberalizohen sa më parë vizat edhe me Kosovën

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

“Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos. Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, ka shkruar Meta në Facebook.

Tutje në takimin me Santos, Meta u shpreh se “është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve. Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”.

 

\RTV-Okarina\