Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit

 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kërkuar që asnjë votë të mos tjetërsohet.

Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan se numëruesit duhet të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

 

 

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.  Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund“, është ky reagimi i Metës.

\RTV-Okarina\