Mesiq: Besoj në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq ka thënë se nuk beson që ish-krerët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte nga Gjykata e Hagës, janë fajtorë.

Mesiq, ka qëndruar sot në Prizren, ku është shpallur qytetar nderi, ku edhe ka folur për të akuzuarit e Hagës.

“Nuk kam dëshirë t’i komentoj proceset që janë në vazhdim. Për aq sa kam lexuar deri më tash nuk besoj se ata janë fajtorë për çka po akuzohen”, ka thënë Mesiq.

Ish-krerët e UÇK-së, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë.

Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniq, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafa, shkruajnë mediat lokale.