Sot në orën 10:00, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajti një takim virtual me kryetarët e komunave.
Gjatë këtij takimi, u vendos që vaksinimi të fillojë gjatë kësaj jave, dhe u rregullua edhe shpërndarja e tyre.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për probleme të ndryshme nëpër komuna. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës theksoi që temë diskutimi ishte e vendosja e masave të reja.
Kujtojmë se mbrëmë Kosova ka pranuar kontingjentin e parë me vaksina kundër Covidit-19 nga “COVAX”-i.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se procesi i vaksinimit duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.
Kurti, gjithashtu paralajmëroi edhe vendosjen e masave të shpejta për të ulur numrin e te të infektuarve.
/RTV-Okarina/