Merret vendimi për prezencën apo jo të tifozëve në ”Fadil Vokrri”

Kosova me 5 shtator pret Greqin si vendas në ”Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Tifozëria në ndeshje të tilla është shumë e nevojshme për t’i mbështetur futbollistët për të marrë një fitore eventuale.
Mirpo, duket se gjasat janë shumë të vogla që ”Dardanët” të jenë prezent në numër të madh për arsye tashmë të njohura.
“Dje është marrë vendimi. Pavarësisht dëshirës dhe kërkesës sonë për të rritur numrin, Ministria ka vendosur që 10% e kapacitetit të stadiumit të lejohet për tifozë. Është e rëndësishme të theksohet që të gjitha masat do të vlejnë për shikues. Nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa librezë të vaksinimit ose testin PCR. Federata e Futbollit do të vendos rreth ndarjes së tifozëve në tribuna dhe sa kam informacion do të jenë të hapura 4 tribunat e stadium”, tha Zëvendës ministrja e Sportit, Daulina Osmani për Indeksonline.
\RTV-Okarina\