Kancelarja Angela Merkel kërkon të nxisë Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e COVID-19 dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë mbi vaksinat.
Kancelarja ditën e djeshme ka zhvilluar një takim virtual me homologun e saj kinez, Li Keqiang.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se dy vendet duhet të flasin hapur dhe në mënyrë transparente për prodhimin e vaksinave.
“Nëse është e mundur të bëhet edhe njohja reciproke e vaksinave kundër COVID-19”, duke shtuar se kjo duhet të ndodhi me aprovimin e Organizatës botërore të Shëndetësisë.
Merkel gjatë fjalës së saj u shpreh se Kina dhe Gjermania duhet të bashkojnë fuqitë për të ndalur pandemisë e COVID-19.
Agjencia Evropiane e Barnave nuk e ka aprovuar për përdorim vaksinën kineze kundë COVID-19, megjithatë Hungaria ka qenë një ndër shtet evropiane të cilat e kanë përdorur për qytetarët.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë 2 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërkohë gjithsej janë 19.5 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Kohët e fundit Gjermania është “në kthetrat” e valës së tretë të COVID-19. Për të parandaluar “vrullin” e infektimeve, disa ditë më parë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka nënshkruar legjislacionin e ri të krijuar për të trajtuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 në të gjithë vendin.
Legjislacioni i ri i jep qeverisë federale kompetenca shtesë dhe përfshin masa të tilla si shtetrrethim gjatë natës dhe kufizim të kontakteve shoqërore.
\RTV-Okarina\