Mërgimtari nga Zvicra parkon veturën BMW në mes trotuari

Mërgimtarët po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për veprimet e tyre në Kosovë.

Kryesisht, ata komentohen me të madhe për parkimin “paushall” që bëjnë nëpër qytete të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë.

Një mërgimtar me targa të zvicrës, siç shihet në foton e publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, ka parkuar në një hapësirë të ngushtë, në trotuar tek vendi i njohur në Prishtinë si “Te kafet e vogla”.

Kjo hapësirë zakonisht është mezi kalohet në këmbë nga frekuentimi i madh i njerëzve, teksa mërgimtari siç duket aty s’e ka pasur problem ta fus as makinën.