Drejtoresha e çerdhes “Nëna Zahide”, Arbnora Fejza Idrizi edhe pse në kohë pandemie dhe në mesim online bashkë me edukatoret po bëjnë një punë të shkelqyeshme me femijët e kopshtit, duke realizuar shumë punime përmes të cilave femijet mësojnë shumë gjera.
Në një status në facebook Arbnora Fejza Idrizi ka publikuar shumë fotografi të punimeve që kanë realizuar femijët nga shtëpitë e tyre duke dhënë shembull të mirë se si menaxhohet mësimi edhe në kohë pandemie dhe online nga shtëpia.
Postimi i plotë i Drejtoreshes Arbnora Fejza Idrizi:
“Edhe pse në kushte shtëpie,programi edukativ po realizohet me sukses,gjithnjë duke ju falënderuar edukatoreve dhe prindërve për bashkëpunimin e treguar!
Poashtu një falënderim për të vegjëlit tonë që me angazhim dhe dashuri kryejn aktivitetet e caktuara.
Shëndet për të gjithë!”