Kandidatja e AAK-së për deputete Meliza Haradinaj-Stublla përfundimisht nuk ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Ksoovës.
Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit janë bërë publike edhe listat me deputetët e secilës parti.
Vendin e saj e ka zënë Albana Bytyqi me 4,420 vota, e cila pas rinumërimit ka dalë me vota përpara kandidates Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla ishte akuzuar nga kandidatët e AAK-së për manipulim me vota dhe PZAP urdhëroi rinumërimin e votave për këtë subjekt që kishin ardhur nga jashtë vendit.
Kjo ka bërë që rezultati të përmbyset dhe dikush tjetër të jetë pjesë e legjislaturës së tetë.
Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj-Stublla dha dorëheqje si ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që dy komisionerët e dyshuar për këtë rast të shkojnë në paraburgim prej 30 ditësh.